Kek me mollë dhe rrush të thatë. Receta nga shef Renato
Kek me mollë dhe rrush të thatë
Koha e përgatitjes: 30 minuta –Koha e gatimit: 1 orë
Shoqëroni kafen e mëngjesit apo çajin e pasdites me kekun e mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Receta është marrë nga faqja zyrtare e shef Renato Mekollit ku gjen një larmishmëri pjatash të shijshme e të kuruara deri në detaj. Shijojeni!
Ingredientët
200 gr miell me fryrës për kek
100 gr sheqer
200 ml qumësht
50 gr rrush të thatë
50 gr lajthi
2 vezë
1 mollë e verdhë
2 lugë kanellë
1/2 bustinë pluhur pjekës
1 bishtajë vanilje
1 lëkurë portokalli
Sheqer pluhur
Udhëzimet
1
Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet. Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rénde, derisa të formohet një masë kremoze.
2
Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.
3
Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.
4
E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25x25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell.
5
E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë. Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Është një nga historitë më simpatike të botës së gastronomisë: një eksplorues i guximshëm venecian, Marco Polo, udhëton për vite të tëra në Lindjen e largët misterioze. Kur kthehet më në fund në Itali në vitin 1295, ai sjell...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment