3 grushte të mëdha bukë grirë, të freskët ose të tharë (rreth 300 g)
vaj ulliri
Pritini gjokset e pulës në copa të vogla, duhet të merrni afërsisht 15 copë për gjoks. Hidhni peston në një enë dhe përziejini së bashku me pulën derisa të mbulohet e gjitha. Hidhni thërrimet e bukës në një qese të madhe ngrirjeje.
Shtoni copat e pulës në qese dhe tundeni mirë. Shtroni letër pjekjeje në një tavë, më pas vendosni copat e pulës, duke u siguruar që asnjëra prej tyre të mos prekë tjetrën. Vendoseni në ngrirje dhe, kur të jetë ngrirë e ngurtë, hiqni fletën e pjekjes dhe ruajeni në një enë.
Për të gatuar, ngrohni furrën në 220C. Hidhni pak vaj në një tepsi të cekët, aq sa të mbulohet. Tavën e vendosim në furrë dhe e lëmë të nxehet për 5 minuta. Hidheni pulën në fletë dhe kthejeni në furrë për 10-15 minuta derisa të jetë krokante.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento