Jo vetëm pica, edhe pastat margarita do ju fiksojnë me shijen joshëse që kanë!
320 gr makarona
200 gr mocarella
2 kunguj të njomë
200 gr domate qershi
5-6 gjethe borzilok
1 thelpi hudhër
Pak vaj ulliri
Kripë
1.Në një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë vendosim makaronat për të zierë.
2.Ndërkohë kungullin e presim në feta rrumbullake dhe e pjekim në një tigan zgare.
3.Domatet qershi i presim me ¼ dhe i vendosim në një tas.
4.U copëtojmë me dorë disa gjethe borziloku.
5.Grijmë imët 1 thelpi hudhër, e shtojmë tek domatet dhe i spërkasim me pak kripë dhe vaj ulliri.
6.Shtojmë mozzarellën në një tas dhe vazhdojmë përzierjen. Kullojmë makaronat dhe i përziejmë me të gjithë përbërësit në tasin me domate.
7.Shtojmë aty dhe kungujt e pjekur. I përziejmë, i spërkasim në furrë me pak vaj ulliri dhe i shërbejmë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment