Jennifer Garner tregon me video sesi e përgatit vetë djathin e saj vegan

Jennifer Garner prej kohësh ka përqafuar stilin vegan të jetesës. Në videon e saj të fundit të #PretendCookingShow në Instagram, aktorja ka treguar se si e përgatit djathin e saj të preferuar me arra cashew. Arrat cashew, duhet thënë se janë kthyer në stilin e saj të ri të jetesës.

‘ Kjo gjë e shëndetshme me hudhra, me erëza është vërtet e mirë”, shprehet ajo në hapjen e videos. Dhe kjo salcë djathi gjen përdorim kudo: ‘Mund ta përdorni atë tek mishi i pulës, apo ta hani siç është. Mund ta hani me perime, është e mirë në gjithçka.” Edhe pse Jennifer përmendi mishin e pulës, kjo salcë është është krejtësisht vegane.

Përbërësit:

  • 1 gotë arra cashews të pjekura me kripë
  • 2 lugë gjelle koriandër i grirë së bashku me pjesët e kërcllit
  • ¼ gote vaj kanola ose luledielli
  • 4 thelpinj hudhre
  • 2 lugë gjelle salcë soje
  • 2 lugë çaji sheqer kafe
  • 1 ose dy speca jalapeno të prera (speca djegës) (përdorini farat ose jo)
  • Lëngu i një lime ( mua më pëlqen pak më shumë)
  • Kripë dhe piper i zi i sapo bluar

 

Udhëzime:

  1. Në një blender ose procesor ushqimesh, përzieni arrat cashew, korianderin, vajin, hudhrat, salcën e sojës, sheqerin kafe, specin/at dhe lëngun e limës (dhe 2 lugë gjelle ujë se harrova).
  2. Miksojini derisa të merrni një përbërje të butë (duke pastruar anët e enës vazhdimisht) Shtoni kripë e piper për shije, sipas dëshirës.
  3. Përdoreni tek bifteku, pula, karkalecat, perimet ose si salcë për të zhytyr gjërat.
  4. Yum

 

“Kjo pjatë nga Melisa Clark është diçka që e kam përdorur prej vitesh për të bërë vakte ‘ooh la la’”, shprehet aktorja në video. Ajo është shumë bujare me përbërës si hudhra, lëngu i limes apo specat djegëse jalapeno, farat e të cilave nuk i heq nga salca, por i lë aty për t’i dhënë një shije më pikante.

Shihni videon:

https://www.instagram.com/p/BvsNjQ0ncge/?utm_source=ig_embed

 

 

Lini një koment