Nga ta dini që pula që blini në supermarket apo dyqanin e mishit është e freskët apo e ndenjur? S’keni nga ta dini, por po ua zbulojmë ne përmes katër trukesh:
Ngjyra
Kontrolloni ngjyrën e mishit të pulës, sigurohuni që të kontrolloni edhe të çarat si kofshët apo poshtë krahëve. Nëse ngjyra është rozë, pula është e freskët. Nëse vjen drejt grisë ose transparentes, është e ndenjur.
E freskët E ndenjur

Shihni përbërjen
Sigurohuni që mishi të jetë i fortë dhe elastik, jo i qullët apo më i ngurtë se ç’duhet.
E freskët E ndenjur

Aroma
Pulat e freskëta nuk kanë ndonjë lloj arome. Nëse ndjeni ndonjë aromë të pakëndshme që vjen nga pula juaj, me shumë mundësi është e ndenjur dhe duhet hedhur në koshin e mbeturinave.
E freskët E ndenjur

Kontrolloni për njolla gjaku gjatë prerjes
Prezenca e gjakut gjatë prerjes tregon që mishi është ngrirë e shkrirë disa herë. Gjithashtu, njollat e gjakut zmadhojnë rrezikun për kontaminim bakterial.
E freskët E ndenjur

Pula duhet ruajtur në temperatura poshtë 4 gradë Celsius për të minimizuar shanset e rrezikut të salmonelës. Nëse po bëni pazare, pulën duhet ta blini të fundit në mënyrë që të jetë e freskët deri kur të shkoni në shtëpi.
Kur ta ndani pulën në copa, futeni nëpër qese hermetike në mënyrë që të mos marrin ajër./neps.al
Lini një koment