Sugjerojmë:

Gjërat që nuk duhet të bëni nëse keni lëkurë të yndyrshme

Jeni lodhur duke pasur një lëkurë që shkëlqen nga yndyra kudo që shkoni? Jo vetëm produktet që  përdorni për kujdesin ndaj lëkurës ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së tepërt. Edhe ushqimet që hani kanë shumë ndikim. Duke pasur më shumë kujdes me disa zgjedhje të dietës suaj, yndyra e lëkurës s’ka pse kthehet në një stres. Më poshtë do të lexoni se me çfarë duhet të keni ekzaktësisht kujdes:

Mos hani gjëra me sheqer

Të gjithë e dimë që sheqeri i rafinuar i bën keq shëndetit. E dinit që gjithashtu përkeqëson yndyrën në lëkurë? Kjo sepse sheqeri i rafinuar shkakton inflamacion dhe disbalancë hormonale. Të dyja këto e bëjnë lëkurën tuaj të shfaqë një refleks me shkëlqim. Qëndroni larg ëmbëlsirave për të shmangur puçrrat dhe shkëlqimin e tepërt!

Mos hani karbohidrate të përpunuara

Konsumimi i produkteve me karbohidrate të përpunuara është i ndaluar nëse keni lëkurë të yndyrshme. Kur bëni pazare, kujdes me drithërat e rafinuara sepse e bëjnë lëkurën tuaj të ketë një shkëlqim shumë të padëshiruar. Gjithashtu këto produkte shkaktojnë dhjamosje rreth zonës së barkut dhe ekspertët e lidhin konsumin e tyre me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Mos konsumoni bulmet

Sipas ekspertëve të lëkurës, qumështi dhe produktet e bulmetit e përkeqësojnë gjendjen e lëkurës, sidomos nëse ajo është e yndyrshme ose e prirur ndaj puç3rave. Edhe bulmeti gjithashtu shkakton rritje të niveleve të inflamacionit. Nëse jeni të shqetësuar për burimet e kalciumit në mungesë të bulmetit, mos u shqetësoni pasi ka plot perime të pasura me këtë element.

Mos konsumoni ushqime të paketuara dhe fast- food

Ushqimet e paketuara dhe ato që blihen në fast food-e janë shumë të pasura me yndyra dhe kjo është arsyeja pse ato e bëjnë lëkurën tuaj të duket e yndyrshme. Gjithashtu këto ushqime janë të pashëndetshme për imazhin tuaj në tërësi dhe shëndetin kardiovaskular. Zgjedhjet e zgjuara ushqimore ju ndihmojnë nga shkëlqimi i tepërt në fytyrë dhe probleme të ndryshme me shëndetin.

Mos hani mish të kuq

Sipas ekspertëve, mishi i kuq përmban hormone dhe rrjedhimisht, shkakton disbalancë hormonesh edhe në trupin tuaj, duke sjellë me vete edhe pasoja kozmetike si yndyra e tepërt në fytyrë dhe aknet.

 

Lini një koment