Futeni menjëherë në dietën tuaj ushqimore këtë recetë me pak kalori
2 lugë vaj ulliri
2 lugë gjalpë
4 copa gjoks pule
4 thelpinj hudhër të grirë
½ filxhan qepë të grirë
1/3 filxhan djathë parmixhano i grirë
1 lugë gjelle majdanoz të grirë
½ filxhan verë e thatë e bardhë
1 dorë spinaq të freskët
4 lugë krem djathi
1 filxhan supë pule
Kripë dhe piper për shije
1.Ngroheni një tigan të madh mbi nxehtësi mesatare dhe shtoni 2 lugë vaj ulliri.
2.Marinoni gjoksin e pulës me kripë dhe piper dhe hidhini në tigan.
3.Lërini të skuqen në dy anët deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, rreth 5-6 minuta në secilën anë.
4.Transferoni mishin e pulës në një pjatë me letër kuzhine.
5.Shtoni 2 lugë gjalpë dhe qepë në tigan dhe gatuajeni 3-4 minuta.
6.Shtoni hudhrën dhe gatuajeni edhe 1 minutë.
7.Shtoni verën dhe lëngun e pulës në tigan dhe rrisni nxehtësinë duke e lënë të ziejë për 3 minuta.
8.Shtoni kremin e djathit dhe djathin parmixhano dhe skuqini së bashku derisa të krijohet masë homogjene.
9.Shtoni majdanozin dhe përzieni për 3 minuta deri sa të trashet pak.Fusni spinaqin në salcë.
10.Pastaj transferoni mishin e gatuar të pulës në tigan dhe ziejini për 2-3 minuta.
11.Rrokulliseni mishin në salcë për ta veshur plotësisht.
12.Provojeni për shije me kripë dhe piper nëse është e nevojshme, atëherë zbukurojeni me majdanoz dhe parmixhano të grirë dhe shijojeni!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
Ke pyetur ndonjëherë pse djathi zviceran ka ato vrima kaq të njohura? Për vite me radhë, fëmijët (dhe ndonjëherë edhe të rriturit) janë argëtuar me idenë e minjve të vegjël që kafshojnë djathin duke lënë boshllëqe pas tyre. Por...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
Lini një koment