Fritata është një pjatë që të nderon gjithmonë. Edhe kur je shumë vonë për të bërë drekën ose darkën, rrih disa vezë, pak kripë, një dorë parmixhano të grirë, ca ingredientë të tjerë dhe erëza dhe ja tek kënaqët gjithë familjen. Sot do t’ju mësojmë fritatën me domate dhe borzilok. Shoqërohet shumë mirë me një sallatë me mashurka fagiolini.
Përbërësit:
6 vezë
200 gr domate pomodorini në formë gjatësore
6 gr borzilok
40 gr qepë të kuqe
50 gr parmixhano reggiano i grirë
¾ lugë e vogël piper i ëmbël
kripë e imët
vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja:
Prisni qepën në feta të holla. Lani dhe thani pomodorinit dhe pritini më katërsh. Në një tas hidhni vezët dhe rrihini me rrahëse.
Tek vezët shtoni parmixhanon e grirë, kripën dhe piperin e ëmbël.
Përziejni edhe pak përbërësit, shtoni domatet e prera, qepën e prerë në feta dhe gjethet e pastruara të borzilokut.
Vazhdoni përzierjen derisa përbërësit të jenë unifrom, nxehni pak vaj në një tigan jongjitës dhe kur të jetë nxehur mirë, shtoni përbërjen, mbulojeni me kapak dhe lëreni për 10 minuta në zjarr të moderuar. Pastaj me ndihmën e kapakut ose të një pjate, kthejeni në anën tjetër. Vazhdoni gatimin e dhe për 5 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë fritatën me domate dhe borzilok.
Ngrohni vajin në një tenxhere të madhe. Shtoni qepën dhe panxharin dhe ziejini në zjarr mesatar për 15 minuta. Shtoni hudhrën dhe gatuajeni për 1 min. Përzieni orizin dhe skuqeni për disa minuta, më pas derdhni verën dhe lëreni...
Ngrohni furrën në 180C. Lyeni me vaj dhe shtroni bazat dhe anët e dy formateve të kekut 20 cm me letër pjekjeje. Rrihni në një enë vajin, kosin, vezët, vaniljen dhe lëkurëne portokallit. Përzieni miellin, sheqerin, kanellën dhe arrën...
Ngroheni furrën në 200C. Hidhni brokolin dhe hudhrën në 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tepsi dhe piqini në furrë për 10-12 minuta, derisa të zbuten. Hidhini makaronat në një tenxhere me ujë të vluar dhe të...
Lini një koment