Flokë të ashpër dhe acarues? Kjo maskë natyrale do jetë zgjidhja më efikase
Përdorimi i shpeshtë i tharëses, i pjasterit, ekspozimi ndaj diellit, uji me kripë janë disa nga arsyet më të zakonshme që e bëjnë flokun tonë të thatë. Për këtë arsye ju sugjerojmë një maskë të thjeshtë në kushte shtëpie, me tri përbërës.
Ato e zbusin flokun tuaj dhe i japin një shkëlqim për t’u pasur zili.
Çfarë ju duhet:
½ avokado tul avokadoje
2 lugë gjelle birrë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Udhëzime:
Të gjithë përbërësit i kombinoni në një blender dhe i përzieni derisa të bëni një maskë kremoze.
Aplikojeni maskën tek flokët tuaj (nga rrënja tek majat) dhe e lini të veprojë për 30 minuta.
Më pas i lani flokët me ujë të bollshëm dhe shampo si zakonisht.
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
Në plazh, më shumë se gjithçka tjetër, trupi ka nevojë për hidratim dhe energji e çfarë është më perfekte se një përzierje tropikale natyrale? 🍉 Shalqiri: i pasur me ujë, elektrolite dhe shije freskuese🍍 Ananasi: ndihmon tretjen dhe përmban...
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
Lini një koment