Sugjerojmë:

Fiq të karamelizuar

12 fiq ( të freskët e mundësisht të pa dëmtuar)
50 gram sheqer kaf
1 lugë çaji kanellë pluhur

1.Lani mirë fiqtë dhe i prisni përgjysmë.
2.Ndërkohë në një enë përzieni mirë kanellën me sheqerin kaq.
3.Kaloni sipër masës me rradhë fiqtë. Më pas i vendosni në një tavë njëra pas tjetrës.
4.I fusni në furrë për 5 minuta në temperaturë 200 gradë.
5.I lini pak të ftohen dhe më pas mund t’i shijoni!

Lini një koment