E dije që ananasi rritet në shkurre dhe jo...
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
Sugjerojmë:
Datat 22 prill shënon Ditën e Tokës, një ditë për të kujtuar rëndësinë e mjedisit ku ne jetojmë dhe një këmbanë për të na ndërgjegjësuar drejt një jete më ekologjike.
Në Snapfood kujdesi ndaj mjedisit është parë gjithnjë me prioritet dhe teksa hulumtohet ҫdo ditë e më shumë për zgjidhje më “të gjelbra”, një ndër opsionet që e ka materializuar këtë mendësi është ai i përzgjedhjes për të marrë ose jo lugë dhe pirunj për porosinë që kanë bërë. Ndotja nga plastika në mbarë botën është në nivele alarmante ndaj duke mos zgjedhur të marrë lugë e pirunj plastike në momentin e porositjes, ҫdo përdorues jep kontributin e vet në mbrojtjen e mjedisit duke pakësuar ndotjen. Ndryshimi fillon gjithnjë nga vetja dhe ndonjëherë dhe me gjeste të tilla të vogla, por me një impakt të madh.
Por tani le të festojmë siҫ duhet, me në ndër dhuratat më të bukura që natyra na ka dhënë: FRUTAT! Mëposhtë do të gjeni një listë të lëngjeve të frutave dhe smoothie-ve më të shijshme e të shëndetshme që mund të porosisni në aplikacion.
Nalu
Tek Nalu lëngjet e frutave vijnë në shishe të mbyllura hermetikisht, që jo vetëm janë praktike dhe higjienike, por ndihmojnë dhe në ruajtjen më të mirë të vlerave ushqyese. Do të gjeni një lëng ose smoothie për ҫdo nevojë dhe dëshirë. Duke filluar me lëngun anticelulit, duke vijuar me atë detox, antioksidant etj. Të duhet një bombë proteinike për të pasur energji përgjatë gjithë ditës? Porosit një shake proteinik me qumësht dhe gjalpë kikiriku.
Coco Crepes and Juices
Të pëlqen ose jo mëngjesi, tek Coco ke zgjidhje. Për ata që nuk funksionojnë dot pa vaktin e parë të ditës, një krepë e shoqëruar me lëngun e jetës është perfekte. Për ata që nuk duan të hanë por nuk duan as brerjen e ndërgjegjes, një Morning Smoothie është ajo që u bën punë.
Noor
Tek Noor, brunch-i supër i shijshëm vjen më një bonus: Një super përzgjedhje lëngjesh frutash dhe smoothie-sh të shëndetshme. Nëse po përpiqeni të bëni kujdes me peshën, provoni një lëng me spinaq, mollë dhe kastravec dhe nëse ju ka vajtur mendja për diҫka extra, nuk do të gaboni me një smoothie tropikal.
Momo
Po përpiqesh të ushqehesh shëndetshëm. Tek Momo mund të porosisësh ҫdo ditë një lëng të pastër me një përbërës të vetëm. Alternoji sipas shijeve dhe nevojave të tua dhe deri në fund të javës do të kësh marrë të gjitha vlerat ushqyese që të duhen. Por mos lër pa provuar smoothie-n me avokado, hurma arabie, qumësht dhe mjaltë.
Shkarko aplikacionin: https://snapfood.al/download-app
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Fillojmë duke ndarë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Në një tas, rrahim të verdhat me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze dhe e hapur në ngjyrë. Shtojmë mascarponen dhe e përziejmë ngadalë derisa të bëhet një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment