Ëmbëlsirë delikate me karamel

Ëmbëlsirë delikate me karamel

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

E shijshme, e lehtë, me aromën e vaniljes, shijen e karamelit dhe butësinë e kremit me bazë qumësht.

Ingredientët

  • 6 dl qumësht
  • 100 gr qumësht i kondensuar
  • 4 vezë
  • 2 shkopinj vanilje
  • 130 gr sheqer
  • Kripë

Udhëzimet

1

Prisni shkopinjtë e vaniljes për së gjati, vendosini në një tenxhere, shtoni 6 dl qumësht dhe 30 gr sheqer dhe ngroheni qumështin derisa të ziejë. Fikni zjarrin, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni ashtu për 20 minuta duke e përzier herë pas here.

2

Hidhni pjesën e mbetur të sheqerit në një tenxhere, shtoni dy lugë ujë dhe ziejeni në zjarr mesatar derisa sheqeri të shkrihet komplet duke marrë trashësinë e një salce karameli ngjyrë të artë. Hidheni në një tavë me diametër 16 cm dhe rrotullojeni për të hapur karamelen në bazë dhe nëpër kufij.

3

Përzieni vezët me qumështin e kondensuar dhe pak kripë në një enë, shtoni qumështin të cilit i keni hequr vaniljen dhe transferojeni këtë përbërje në tavën me karamel.

4

Vendoseni mbi një fletë alumini dhe më pas në një tavë dhe pastaj tavën në një tepsi të mbushur 2/3 me ujë të vluar, pra në banjëmari në furrë. Piqeni në 180 gradë për 40 minuta.

5

Lëreni të ftohet jashtë furrës dhe transferojeni më pas në frigorifer për 2 orë. Vendoseni mbi një pjatë dhe dekorojeni me dy shkopinj vanilje.

Lini një koment