Sugjerojmë:

Drekën me vete. Bacon dhe vezë me perime

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë për të rritur produktivitetin në punë është një vakt dreke i plotë. Shpesh e neglizhojmë këtë moment të rëndësishëm duke mos ngrënë drekë fare ose duke konsumuar diçka të shpejtë gjatë punës. Kjo gjë ka një efekte negative në shëndetin, përqendrimin dhe kreativitetin tonë. Trupi ynë është një ‘makineri’ që ka nevojë për karburant dhe ‘benzina’ kryesore për trurin është glukoza. Gjithashtu mungesa e hidratimit shkakton rritim, mungesë përqëndrimi dhe performancë të vakët.

Prandaj dreka KURRË nuk duhet neglizhuar, përkundrazi duhet të jetë e ekuilibruar me të gjithë përbërësit që i duhen trupit për të marrë gjithë nutrientët e duhur. Nga sot, Neps.al do t’ju vijë në ndihmë me ide të shëndetshme, praktike dhe të shijshme për një vakt dreke të plotë e të ekuilibruar me VETE. Sepse më e mira  për veten tonë është ajo që bëjmë me duart tona!

 

Tek kjo recetë, në vend të sallatës jeshile që përdoret zakonisht, kemi përdorur pazinë. Do të dashuroheni pas saj!

Përbërësit:

  • 4 kupa gjethe pazie të cilave u keni hequr kërcejt
  • 2 lugë çaji vaj ulliri e.v
  • ½ lugë çaji hudhër pluhur
  • ½ lugë çaji qepë pluhur
  • Një lugë e gjysmë gjelle lëng limoni i freskët
  • Piper i zi
  • 2 vezë të mëdha
  • 4 shirita bacon i gatuar dhe i prerë
  • Gjysmë avokado e prerë në feta
  • 8 domate qershi të ndara përgjysmë
  • Piper i kuq në copëza për dekor

Përgatitja:

  1. Zjeni vezët. Në një tas  të madhe prej qelqi bashkoni gjethet e pazisë, vajin, lëngun e limonit, hudhrën dhe qepën pluhur. Shtoni kripë dhe piper për t’i dhënë shije.
  2. Ngrohni në një tigan në nxehtësi mesatare. Shtoni aty përzierjen me pazi dhe kaurdiseni për 2-3 minuta derisa të zbutet.
  3. Ndajeni në 2 tasa,  vendosuni sipër bacon, domatatet, avokadon dhe një vezë.
  4. Në fund shtojuni kripë, piper të zi dhe copëza piperi të kuq! Ja ku bëtë drekën tuaj dhe drekën e partnerit tuaj. Shijojeni!

Lini një koment