Sugjerojmë:

Djathë dhie i skuqur, një shije ekstra në tryezat tuaja!

½ kg djathë dhie
¼ gotë me miell
½ lugë çaji me hudhër pluhur
1 vezë
½ filxhan me galetë
1 lugë gjelle ujë
½ lugë çaji me trumzë
¼ lugë çaji me kripë
½ lugë çaji me piper të zi
¼ filxhan me stika të copëtura
Vaj luledielli për skuqje
Mjaltë

1.Djathin e thërrmoni dhe më pas formoni disa toptha të vegjël me dorë.
2.I vendosni në një tavë dhe më pas i fusni në ngrirje.
3.Ndërkohë në një tas bashkoni vezët dhe ujin.
4.Ne një tas tjetër përzieni galetën, hudhrën, kripën, piperin dhe trumzën.
5.Nxirrni djathin nga furra dhe fillimisht i kaloni në tasin me miell e më pas tek tasi me vezë.
6.Në një tenxhere të thellë nxehni vajin.
7.Më pas vendosni për të skuqur me radhë topthat e djathit. I lini të skuqen për 1 minutë nga secila anë.
8.I shërbeni sipër me stika të copëtuara dhe mjaltë. Shijojini!

Lini një koment