Dita Ndërkombëtare e Kafesë – Si ndikon në shëndetin tonë?
Çdo vit, më 1 tetor, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Kafes, një ditë e dedikuar dashamirësve të kësaj pije magjepsëse!
Kafeja ka një histori të gjatë që fillon në Etiopi, ku legjendat thonë se bariu Kaldi zbuloi efektet e saj stimuluese te dhitë e tij.
Nga Etiopia, kafeja u përhap në botën arabe, ku filluan të hapen kafenetë e para – vendet e diskutimeve të mëdha dhe ideve inovative.
Sot, kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë, me mbi 2 miliardë filxhanë të shijuar çdo ditë.
A e dini se ajo është e pasur me antioksidantë? Këta përbërës ndihmojnë trupin tonë të luftojë radikalet e lira dhe plakjen e parakohshme.
Një filxhan kafeje mund të përmirësojë përqendrimin dhe vigjilencën, duke e bërë ndihmës të shkëlqyer për ditët e ngarkuara.
Konsumi i moderuar i kafesë lidhet me përfitime të tjera shëndetësore, si përmirësimi i funksionit të trurit dhe ulja e rrezikut për sëmundje si diabeti i tipit 2.
Pavarësisht përfitimeve, kujdes me sasinë! Një konsum i tepruar mund të shkaktojë ankth dhe probleme me gjumin.
Në Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, le ta qerasim veten në SnapFood! Si e pi kafen ti?
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment