Çfarë do të thotë një mëngjes i mirë? Omëletë me spinaq, fara chia dhe spirulina
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. I jep organizmit tonë nutrientët për të dhënë maksimumin gjatë ditës. Për këtë arsye, është e rëndësishme të hamë një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.
Si mendoni t’i shtojmë këtij vakti benefitet e farave chia dhe algave spirulina duke i bashkuar në një omëlet me spinaq, shumë të thjeshtë për t’u përgatitur?
Ky mëngjes i pasur gjithashtu do t’ju ndihmojë të rezistoni deri në vaktin pasardhës. Si mendoni për një omëletë me spinaq, chia dhe spirulina për një mëngjes të shëndetshëm, të shijshëm dhe të bollshëm?
Farat chia na ndihmojnë të jemi të ngopur, rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe rregullojnë nivelet e elektroliteve duke na ndihmuar të jemi të hidratuar.
Spirulina është një emër integratori me bazë disa tipe algash blu. Është e pasur në polisakaride dhe antioskidantë. Gjithashtu përmban aminoacide që furnizojnë sistemin imunologjik. Nga ana tjetër, përmbajtja e vitaminës E, beta-caroteni, ficiocanina mund të na mbrojnë nga efektet e padëshiruara të disa terapive antikancerogjene.
Le të shohim së bashku si përgatitet ky mëngjes:
130 gr miell
2 lugë gjelle fara chia
200 gr spinaq
190 ml qumësht
1 lugë gjelle spirulina
Vaj ulliri
50 ml ujë
Përgatitja:
Si fillim pastroni spinaqin, lajeni dhe thajeni mirë.
Zhysni farat chia në ujë.
Shtoni të gjithë përbërësit në një tas dhe frulojini mirë derisa të merrni një përbërje homogjene pa kokrriza.
Në fund, nxehni pak vaj në një tigan, shtoni përbërjen si një omëletë të zakonshme dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të artë.
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
Lini një koment