Çaj detoksikues me mjaltë e kanellë. Largon menjëherë ndjesinë e fryrjes!
Ky çaj përgatitet kollaj. Mjaftojnë dy përbërës që në rast se nuk i keni në kuzhinë, mund t’i blini në marketin më të afërt pasi nuk kushtojnë aspak. Bëhet fjalë për gjethet e dafinës dhe kanellën që në kombinim me njëra tjetrën, kanë aftësinë të largojnë brenda pak kohësh ndjesinë e fryrjes së barkut.
Çfarë ju duhet:
2 litra ujë
10 shkopinj kanellë
20 gjethe dafinë
Udhëzime:
Lani shkopinjtë e kanellës dhe gjethet e dafinës mirë.
Vendosni ujin në një tenxhere të ziejë. Sapo të marrë një valë shtoni shkopinjtë e kanellës dhe pas disa minutash shtoni gjethet e dafinës.
I lini të ziejnë për 30-35 minuta.
E lini çajin të ftohet dhe më pas e kulloni.
Shijojeni të ngrohtë dhe pa ëmbëlsues (pa sheqer ose mjaltë), në mëngjes esëll dhe pas çdo vakti.
Pas vetëm 1 muaji do të shihni rezultate të mira me barkun tuaj!/neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment