5-15 min/ SA KOHË KE?

Brusketa të shijshme në 5 minuta

Brusketa të shijshme në 5 minuta

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 4 domate
  • 1 bagetë
  • 50 gram gjalpë
  • hudhër e bluar
  • pak majdanoz
  • Lëngu i një limoni
  • Vaj ulliri
  • Kripë, rigon

Udhëzimet

1

Merrni një tavë dhe vendosni sipër saj bagetën e prerë në copa të vogla. Vendosni sipër secilës pak gjalpë dhe i fusni në furrë të ngrohen për 5 minuta.

2

Ndërkohë në një enë shtoni tulin e domateve të prerë në copa të vogla, 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, rigon, majdanozin e grirë imët (sa ta shikoni të arsyeshme), lëngun e limonit dhe në fund hudhrën pluhur ( 1 lugë kafe). E trazoni mirë masën.

3

Nxirrni bukën nga furra dhe i shtoni sipër mbushjen që përgatitët.

4

Brusketat janë gati dhe mund t’i shërbeni kurdoherë para pjatës kryesore. Ju bëftë mirë!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply