Sugjerojmë:

Brusketa të shijshme me hudhra, gati në 10 minuta!

1 bukë baget
100 gram gjalpë
5 thelpi hudhër
1 tufë majdanoz
½ lugë kafeje me kripë

1.Prisni bukën në pjesë të vogla të përshtatshme për brusketa.

2.Në një tas të vogël bashkoni hudhrat, majdanozin, gjalpin e shkrirë dhe kripën.

3.I përzieni mirë dhe lyeni me salcën e përgatitur fetat e bukës.

4.E vendosni bukën në një tepsi dhe e fusni për 10 minuta në furrë në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment