Sugjerojmë:

Brusketa të shijshme me fiq, mjaltë dhe djathë gorgonzola

16 feta bukë të vogla
¾ filxhan me djathë gorgonzola
8 fiq të ndarë përgjysmë
1 lugë gjelle trumzë
3 lugë gjelle mjaltë

1.Parangrohni furrën në 200 gradë.

2.Merrni një tavë dhe vendosni në një letër kuzhine.

3.Radhisni njëra pas tjetrës fetat e bukës.

4.E lyeni secilën me djathë gorgonzola dhe i vendosni një gjysmë fiku. Sipër e spërkasni secilën me trumzë.

5.I fusni në furrë të piqen për 10 minuta derisa djathi të shkrijë. Më pas i nxirrni, i spërkasni me mjaltë dhe shijojini!

Lini një koment