Sugjerojmë:

Brusketa të shijshme me domate e mjaltë

2 filxhanë me domate qershizë
3 lugë gjelle vaj ulliri
3 thelpi hudhra të grimcuara
2 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle uthull balsamike
Kripë, piper për shije
Bagetë për brusketa

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
2.Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër pjekjeje.
3.Në një tas shtoni domatet e përgjysmuara, 2 lugë vaj ulliri, kripë, piper dhe i përzieni mirë.
4.Masën që krijuat e shtroni tek tava dhe e lini për 10 minuta në furrë.
5.Ndërkohë në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit dhe hudhrat e mbetura. 6.Pasi keni nxjerrë domatet, fusni në furrë fetat e bukës për brusketa, të lyera me salcën që sapo përgatitët.
7.Mjaftojnë 5 minuta. I nxirrni, i lyeni me rikota ose djathë të bardhë të grimcuar.
8.Sipër i shtoni domatet e pjekura, pak uthull, mjaltë dhe pak borzilok nëse dëshironi. Ju bëftë mirë!

Lini një koment