Biskota me gjalpë dhe bajame. Fëmijët tuaj do ju falenderojnë!

Biskota me gjalpë dhe bajame

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan tërshërë
  • ¼ filxhan me bajame të grira imët
  • 75 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle fara chia
  • 50 gramë gjalpë

Udhëzimet

1

Në një blender bashkoni tërshërën, farat chia dhe gjalpin. I rrihni për disa sekonda.

2

Shtoni qumështin, bajamet, i përzieni edhe njëherë.

3

Kalojeni masën në një tas të madh dhe punojeni pak me duar.

4

Ndajeni në toptha të vegjël dhe i jepni formën që dëshironi. I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

Futeni në furrë për 8-10 minuta, në temperaturë 170 gradë celsius.

6

Të vegjëlit tuaj do t’i shijojnë jashtë mase këto biskota!

Lini një koment