Në një tas bëni bashkë gjalpin, gjalpin e kikirikut, sheqernat dhe trazojini derisa të jetë fromuar një masë. Rrihni në të vezët.
Në një tas tjetër sitni miellin, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën. Përziejeni me miksin e gjalpit dhe lëreni brumin e formuar në frigorifer për 1 orë.
Ndajeni brumin në toptha me diametër rreth 2.5cm dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. Shtypeni ҫdo topth me pirun derisa të marrë formë të sheshtë. Vendoseni tavën në furrën e parangrohur në 190 gradë dhe piqini biskotat për rreth 10 minuta, derisa të nisin të bëhen kafe në sipërfaqe.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento