Akullorja është një prej vakteve më të preferuara për fëmijët. Një rast i shkëlqyer për t’ua përgatitur vetë dhe për të kaluar disa orë argëtuese me ta. Një vakt freskues, perfekte për pasditet e verës dhe i shëndetshëm, pasi është përgatitur në shtëpi duke zgjedhur produkte të freskëta.
Përbërësit për 10 biskota:
250 gr miell
100 gr sheqer
100 gr gjalpë
1 vezë
Copëza çokollate
10 gr kakao e hidhur pluhur
Një lugë kafeje sodë buke
Fruta të thata (jo të kripura)
Përgatitja:
Në një enë përzieni miellin, sheqerin, vezën dhe gjalpin e zbutur. Shtoni dhe kakaon e sodën dhe përziejini derisa të përftoni një brumë të butë dhe homogjen.
Mbështilleni brumin me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë përgatisni akulloren: limon, banane, ananas.
Merrni brumin dhe shtoni një pjesë të frutave të thata dhe një pjesë të copëzave të çokollatës. Hapeni brumin mbi një letër furre në trashësi 0.5 cm dhe më pas prisni biskotat në formë rrrë rrethore me anë të një prerëseje ose filxhani.
Vendosini në një tepsi dhe piqini në 180 gradë për 20 minuta.
Sapo të jenë ftohur biskotat, mbushini me akullore në brendësi dhe më pas rrotullojini tek frutat e thata ose copëzat e çokollatës.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment