Qofte me perime dhe gjizë
Lani perimet në ujë të bollshëm. Më pas qërojini më kujdes lëkurën dhe filloni t’i prisni në copa të vogla rrethore. Mund edhe t’i grini me rende për të shkurtuar akoma dhe më shumë kohën e përgatitjes. Vini në...
Sugjerojmë:
Mos i hidhni bananet e mbetura: me këtë recetë do të zbuloni një mënyrë të mrekullueshme për të mbyllur darkën ose për një vakt të vogël pasdite. Në listën e frutave që çohen më tepër dëm në shtëpitë tona, në vendet e para janë dhe bananet. Arsyeja lidhe me faktin që ato piqen shumë shpejt, fillojnë errësohen dhe ne i hedhim në plehra. Për të evituar këtë shpërdorim dhe për t’u zbavitur në kuzhinë me receta unike, tradicionale, por edhe me dozat e duhura të inovacionit, ato mund t’i shndërroni në një akullore të shijshme.
Qëroni bananet, pritini në feta dhe vendosini në një tas. Transferojini në format e akullit, vendosini në ngrirje dhe lërini për të paktën 6 orë. Kur të jeni gati për të përgatitur akulloren, hiqini bananet nga ngrirja dhe lërini në temperaturën e ambientit për 5 minuta.
Vendosini copat e bananes në një robot kuzhine dhe punojini për një ose dy minuta derisa të merrni një masë kremoze e homogjene. Nëse doni të ndryshoni nga receta klasike, shtoni boronicat ose frutat e pyllit të ngrira ose hurmat arabe apo gjalpin e bajameve dhe vazhdoni frulimin përsëri.
*Këshillë
Shërbejeni akulloren e bananes duke i spërkatur kakao pluhur, me çokollatë fondente të shkrirë për të imituar ‘bana split’, thërrime lajthish ose luleshtrydhe të prera në feta.
Në robotin e kuzhinës shtoni edhe pak lëng limoni ose xhinxher. E bëjnë akulloren më të shijshme.
Lani perimet në ujë të bollshëm. Më pas qërojini më kujdes lëkurën dhe filloni t’i prisni në copa të vogla rrethore. Mund edhe t’i grini me rende për të shkurtuar akoma dhe më shumë kohën e përgatitjes. Vini në...
1. Filetot e merlucit pritini në copa të mëdha, hidhini erëza, kripë e piper të zi sipas shijes dhe spërkateni me lëng limoni. Pastaj rrotulloheni nëpër përzierjen e miellit me piper të kuq të bluar, lëshojeni në vaj të...
Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit. Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin. E...
© 2024, Neps | All rights reserved | Design by Neps.al
Lini një koment