Bëni blerje të zgjuara duke zgjedhur këto 9 ushqime që zgjasin gjatë
Ne duhet të kujdesemi për ushqimin tonë në mënyrë që të mos e çojmë atë dëm. Kini parasysh që në blerjet tuaja të blini ushqime që zgjasin gjatë, që nuk prishen apo skadojnë.
Ja çfarë sugjeron Nepsi në të tilla raste:
Arrat Shumica e tyre zgjasin rreth një vit, madje edhe më gjatë nëse janë të ngrira.
Fasulet Ato kanë përmbajtje natyrale të ulët të lagështirës dhe mund të zgjasin me vite. Janë të pasura me proteina, fibra dhe minerale të ndryshme të rëndësishme, siç është magnezi.
Drithi i thatë Zakonisht mund të ruhen me vite, për aq kohë sa ato mbahen të thata dhe të mbyllura fort.
Gjalpë kikiriku Mund ta mbani për rreth dy vjet në një vend të freskët dhe të thatë.
Qumështi i konservuar i kokosit I lartë në yndyrë të ngopur, por kjo lloj yndyre ka tendencë të jetë e qëndrueshme dhe nuk tretet lehtë. Do të rezistojë ndaj prishjes për më shumë se një vit nëse mbyllet dhe ruhet siç duhet.
Frutat dhe perimet e konservuara ose të ngrira Kur blini fruta të konservuara ose të ngrira, sigurohuni që të zgjidhni një varietet që nuk përmban shumë sheqer të shtuar.
Orizi Mund të mbajë pothuajse për dy vjet ose më shumë. Orizi kaf do të zgjasë po aq gjatë nëse e mbani në frigorifer. Pasi të hapni një qese ose një kuti orizi, sigurohuni që ta ruani në një enë hermetike.
Djathë parmigiano Ju nuk duhet të ngrini djathin parmigiano dhe mund të zgjasë rreth dhjetë muaj.
Patatet Nëse i ruani patatet në errësirë ato mund të zgjasin deri në katër muaj. Sigurohuni t’i mbani larg mollëve dhe qepëve pasi lëshojnë një gaz që do të kalbte patatet tuaja./neps.al
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment