Tërshërë dhe mjaltë, maska e mbrëmjes për të gjitha tipet e lëkurës!
Çdo mbrëmje ndihemi sikur dita intensive nuk na lë të kujdesemi mjaftueshëm për lëkurën. Është e rëndësishme sidomos për fytyrën, që t’i kushtojmë rëndësinë e duhur para se të flemë.
Duhet ta çlirojmë nga pluhurat dhe bakteret që e kanë pushtuar gjatë ditës, por si? Maskat shtëpiake janë një ndihmesë e mirë në këtë drejtim.
Neps ka një sugjerim për ju:
Maska me tërshërë dhe mjaltë (për të gjitha tipet e fytyrës)
Përbërësit:
2 lugë gjelle tërshërë
2 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
Në një enë kombinoni mjaltin dhe tërshërën. I lini për 10 minuta bashkë derisa tërshëra të zbutet. Shtypeni tërshërën me ndihmën e një piruni.
Aplikojeni më pas maskën në fytyrë dhe e lini për të paktën 30 minuta.
Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.
Kjo maskë e thjeshtë do të riparojë lëkurën tuaj nga dëmtimet si rrjedhojë e radikaleve të lira, ndaj të cilave lëkura juaj është ekspozuar./neps.al
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Recetë totalisht natyrale dhe e thjeshtë për të përgatitur një krem antirrudhë nga duart tuaja. Çfarë duhet të bëni: Merrni një të verdhë veze, dy lugë gjelle kos dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini mirë dhe lërini në...
Lini një koment