Një copë shalqi mjafton për maskën më fantastike që ka provuar fytyra juaj!
Shalqiri është një frut i shijshëm i cili na ndihmon të hidratohemi gjatë ditëve të nxehta të verës. Duke konsumuar shalqi ne marim nga lëngu i tij plot antioksidantë që e ndihmojnë trupin tonë të qendrojë i shëndetshëm dhe i hidratuar për një kohë të gjatë.
Shalqiri është gjithashtu i pasur në vitaminë C që forcon sistemin tonë imunitar, na mbron nga alergjitë sezonale dhe infeksionet. Por ky frut na ndihmon jo vetëm për së brendshmi, por edhe për së jashtmi.
E kam fjalën për një maskë fantastike fytyre që mund të përgatisni me shalqi. Ajo do t’i japë lëkurës, freski, jetë dhe shkëlqim. Kjo është maska detoks që lëkura juaj ka nevojë këtë verë!
Çfarë ju duhet?
100 gram tul shalqiri (pa farat)
1 lugë gjelle mjaltë
Çfarë të bëni me to?
I përzieni bashkë në një blender dhe aplikojeni në fytyrën tuaj dhe zonën e qafës.
E lini maskën të veprojë për 30 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të bollshëm të ftohtë.
Kjo maskë do ju ndihmojë ndër të tjerash edhe njollat kafe që mund të keni në fytyrë. Shalqiri dhe mjalti, maska perfekte për të riparuar difektet e lëkurës!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment