1.Merrni një tavë dhe vendosni sipër saj bagetën e prerë në copa të vogla. Vendosni sipër secilës pak gjalpë dhe i fusni në furrë të ngrohen për 5 minuta.
2.Ndërkohë në një enë shtoni tulin e domateve të prerë në copa të vogla, 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, rigon, majdanozin e grirë imët (sa ta shikoni të arsyeshme), lëngun e limonit dhe në fund hudhrën pluhur ( 1 lugë kafe). E trazoni mirë masën.
3.Nxirrni bukën nga furra dhe i shtoni sipër mbushjen që përgatitët.
4.Brusketat janë gati dhe mund t’i shërbeni kurdoherë para pjatës kryesore.
5.Ju bëftë mirë!
Lini një koment