Tipike e zonës së Toskanës, kjo bukë pa kripë u jep shije ushqimeve dhe pjatave me të cilat shoqërohet. Gjithashtu, buka e përgatitur në shtëpi reziston më gjatë dhe është më e shëndetshme.
Përbërësit:
700 gr miell 00
½ kubi maja birre
450 ml ujë i vakët
Përgatitja:
Sitni miellin në formë shatërvani dhe në qendër të tij hidhni pak ujë të vakët në të cilin keni shkrirë majanë dhe pak vaj ulliri, një lugë kafeje.
Formoni një brumë të trashë dhe punojeni ngadalë duke shtuar ujin e mbetur.
Punojeni mirë brumin për gati 10 minuta. Jepini formën që dëshironi, lyejeni me vaj dhe mbulojeni me qese transparente.
Lëreni brumin të pushojë një orë në temperaturën e ambientit.
Më pas vendoseni bukën në një tepsi të spërkatur me miell, lëreni të pushojë për 30-40 minuta të tjera dhe piqeni në 200 gradë Celsius për 50 minuta. Hiqeni nga furra më pas.
Trahanaja është një pjatë e vjetër ballkanase, e cila është përdorur dhe përdoret edhe në Shqipëri. Duke parë se është një pjatë me pak shpenzime ajo ka qenë prezente çdo mëngjes në stinën e dimrit kur burimet ushqimore ishin...
Me siguri s’ju ka shpëtuar as ju receta e famshme dhe shumë e thjeshtë që ka qarkulluar në Tik Tok, buka me hudhra. Në fakt, nevojiten vetëm pak përbërës për një bukë me super shije, për të lëpirë gishtat....
HAPI 1Hidhni sheqerin dhe 1 litër ujë në një tenxhere mbi nxehtësi mesatare dhe ngrohni duke e trazuar derisa sheqeri të tretet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. HAPI 2Vendosni luleshtrydhet në një blender dhe lërini të...
Lini një koment