Ka ushqime që ndihmojnë për të luftuar aneminë. Por ka dhe nga ato që i përkeqësojnë simptomat e saj. Ky artikull do t’ju tregojë se çfarë të shmangni nëse vuani nga anemia.
Të gjithë e dimë që për të luftuar aneminë duhet të përfshijmë në dietën tonë ushqime të pasura me hekur, një mineral i nevojshëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Janë disa ushqime që i duhen shtuar dietës pasi kanë aftësinë të absorbonë hekurin dhe janë ato të cilat përmbajnë sasi të larta të vitaminsës C.
Nëse vuani nga anemia, është shumë e rëndësishme të qëndroni larg disa ushqimeve të cilat ndalojnë absorbimin e hekurit. Disa prej tyre janë:
Çaji jeshil
Edhe pse konsiderohet si një prej pijeve më të shëndetshme në planet, tanina e gjendur në të pengon përthithjen e hekurit. Kështu që sigurohuni ta shmangni ose ta pini një orë para ose pas vakteve në mënyrë që tanina të mos jetë prezente në traktin tretës gjatë përthithjes së hekurit. E njëjta gjë vlen edhe për çajin e zi.
Gruri
Jo vetëm ata që vuajnë nga çeliakia ose ndjeshmëria ndaj glutenit duhet t’u qëndrojnë larg produkteve me grurë, por edhe ata që vuajnë nga anemia. Kjo për shkak të efektit jo të favorshëm të glutenit në shtreën e brendshme të zorrës së hollë ku ndodh edhe absorbimi primar i lëndëve ushqyese. Gluteni bën që sistemi imunitar të reagojë në mënyrë jo të favorshme kur ai prek zonën e brendshme të zorrës së hollë.
Bishtajat
Bishtajat përmbajnë shumë vlera dhe sigurojnë proteina tek ata që ndjekin një dietë vegjetariane ose vegane. Përmbajn gjithashtu fibra të doibshme, por nuk janë shumë të këshillueshme tek pacientët me anemi për shkak se përmbajnë fitate të cilat kanë fuqi antioksidante, por parandalojnë përthithjen e hekurit.
Kështu që bimët që rriten në bishtaja si fasulet, bizelet, qiqrat, soja, etj duhen shmangur gjatë një diete për anemikët ose gjatë mjekimit të pacientëve me anemi.
Produktet e bulmetit
Produktet e bulmetit janë të pasura me proteina dhe kanë sasi të larta kalciumi, por pikërisht ky mineral parandalon absorbimin e hekurit. Kështu gjatë trajtimit për aneminë mos konsumoni hekur dhe kalcium në të njëjtën kohë duke u siguruar që trupi të prodhoj rruaza të kuqe në mënyrë që kockat të jenë mjaftueshëm të forta.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment