Kek me portokall, një recetë tipike e kuzhinës siciliane
2 portokaj
120 ml qumësht
200 gr sheqer
3 vezë të plota
300 gr miell
1 bustinë maja për ëmbëlsira
Gjalpë për të lyer tepsinë
1Lani portokajt me ujë e sodë buke dhe thajini mirë.
2.Pritini në 8 pjesë me gjithë lëkurë dhe vendosini në procesor. Frulojini derisa të përftoni një krem.
3.Shtoni sipas radhës: qumështin, sheqerin, vezët, miellin dhe në fund majanë duke i përzier me kujdes.
4.Ndizni furrën në 190 gradë me ventilim.
5.Përgatisni tavën ku do ta piqni bukën duke e lyer me gjalpë.
6.Futeni në furrë.
7.Pas 40 minutash bëni kontrollin e pjekjes me një kunjë dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër dhe e thatë.
8.Sapo të jetë pjekur, fikni sobën dhe lëreni të pushojë në furrë për 10 minuta.
9.Prisni të vaket para se ta nxirrni nga furra.
10.Spërkateni me sheqer pluhur.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment