Sallatë me oriz të ftohtë dhe avokado

Sallatë me oriz të ftohtë dhe avokado

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Sallata me oriz të ftohtë dhe avokado është një pjatë unike, e lehtë dhe e ushqyeshme edhe për ata që ndjekin një regjim ushqimor vegan, janë intolerantë ndaj glutenit ose vuajnë nga çeliakia. Përgatitet me pak lëvizje dhe kërkon vetëm 30 minuta. Lakërishtet që do të përdorim për dekor janë të pasura me vitaminë C dhe e bëjnë akoma më të shijshme sallatën.

Ingredientët

  • 250 gr oriz basmat
  • 40 gr domate gjysmë të thata
  • 1 avokado
  • 1 limon
  • 2 qepë të kuqe të vogla
  • 2 tufëza lakërishte
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Shpëlani orizin basmat, vendoseni në një tenxhere dhe mbulojeni me ujë të ftohtë deri sa të kalojë një gisht. Ziejeni në nxehtësi të lartë derisa të marrë valë. Më pas ulni nxehtësinë, hidhini kripë dhe mbulojeni me kapak. Sipër kapakut vendosni një pecetë për të ndaluar avullin. Ziejeni orizin për 10 minuta, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të pushojë për 5 minuta.

2

Përziejeni orizin me një pirun, hidheni në një enë, dhe shtoni 4 lugë vaj ulliri e.v. Lëreni të frontet dhe shtoni domatet gjysmë të thata të kulluara nga vaji, qepët e kuqe të prera në feta dhe lëngun e gjysme limoni.

3

Qëroni avokadon e pjekur, hiqini bërthamën, priteni në kubikë, shtojini lëngun e mbetur të limonit dhe përziejeni me orizin. Rregullojeni me kripë e piper, ndajeni nëpër 4 tasa ose pjata dhe dekorojeni me lakërishtet.

Lini një koment