Cramique: Receta tipike e ëmbëlsirës belge në variantin me çokollatë
Cramique është një bukë e ëmbël, e butë, që vjen nga Belgjika. E thjeshtë për t’u përgatitur, kombinohet shumë mirë me copat e çokollatës.
Përbërësit:
400 gr miell manitoba (ose gjysmë miell mantioba dhe gjysmë miell tjetër)
150 ml qumësht
80 gr gjalpë në pomadë
70 gr sheqer
1 vezë + 1 e verdhë veze
10 gr maja e freskët birre
Pak kripë
100 gr çokollatë e copëtuar me thikë
Përgatitja:
Shkrini majanë në qumësht i cili duhet të jetë në temperaturën e ambientit.
Në planin e punës ose në një enë hidhni miellin, sheqerin, kripën, vezën e gjalpin dhe filloni të zini brumin.
Dalëngadalë shtoni qumështin ku keni shkrirë majanë dhe vazhdoni ta punoni brumin derisa të merrni një masë mjaftueshëm të thatë (nuk duhet t’ju ngjitet nëpër duar).
Mbulojeni me një pjatë ose kapak silikoni dhe lëreni të vijë në një vend me temperaturë konstante (p.sh në furrën e fikur të sobës) derisa të dyfishohet vëllimi.
Merreni brumin, shtrijeni dhe bëjini dy-tre rrotullime dhe më pas integroni çokollatën e copëtuar: në këtë mënyrë çokollata nuk ngrohet shumë dhe brumi qëndron i pastër.
Transferojeni brumin në një tigan që futet në furrë (forma tradicionale e ‘plum cake’), por është ok edhe një tepsi rrethore. Lëreni përsëri të vijë derisa të dyfishohet vëllimi.
Ndizni furrën në temperaturë 190-200 gradë Celsius.
Lyeni sipërfaqen e brumit me të verdhën e vezës të rrahur me pak qumësht dhe futeni në furrë. Nëse nuk ju pëlqen veza, mund ta lyeni vetëm me qumësht.
Pas 40 minutash kontrolloni pjekjen: sipërfaqja duhet të jetë e artë dhe kunja e dhëmbëve të dalë e pastër.
Hiqeni nga furra dhe prisni të ftohet mirë para se ta shërbeni.
*Sipas dëshirës, mund të përdorni edhe rrush të thatë për këtë ëmbëlsirë.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment