Puding me vanilje, qumësht dhe karamel

Puding me vanilje, qumësht dhe karamel

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 50 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Receta e pudingut me qumësht, vanilje dhe karamel është një eliksir i vërtetë për shqisën e të shijuarit. Aromatike, e butë dhe e ushqyeshme, kjo ëmbëlsirë na sjell në mendje fëmijërinë. Një recetë e gjysheve, perfekte për të mbyllur vaktet, por edhe një vakt zemre për fëmijët të cilët e adhurojnë aromën e vaniljes dhe karamelin e dashur.

Ingredientët

  • 25 gr fletë xhelatine
  • 1 shkop vaniljeje
  • ½ limoni
  • 8 dl qumësht i plotë
  • 2 dl pana për ëmbëlsira
  • 140 gr sheqer

Udhëzimet

1

Vendosni të ziejë qumështin bashkë me panën e freskët për ëmbëlsira, 50 gr sheqer dhe një shkop vaniljeje të cilin e keni prerë për së gjati.

2

Më pas hiqeni nga soba dhe lëreni të pushojë për 30 minuta dhe kullojeni. Vendosni fletët e xhelatinës të zbuten në ujë të ftohtë për 10 minuta. Më pas shtrydhini dhe lërini të shkrijnë në qumështin e ngrohtë.

3

Vendosni në një tenxhere 90 gr sheqer bashkë me lëngun e gjysme limoni dhe 1 dl ujë. Ziejeni këtë shurup derisa të shndërrohet në karamel. Më pas hidheni në një formë pudingu. Lëreni të ftohet.

4

Më pas hidhni masën e qumështit tek forma dhe lëreni në frigorifer për 6 orë. Para se ta hiqni nga forma, vendoseni me gjithë formë në ujë të vakët për disa sekonda.

Lini një koment