Një pjatë e dytë e cila nxjerr në pah një mënyrë për të shijuar maksimalisht këtë peshk lumi, perfekt për drekat. Trofta me karota ‘bebe’ dhe bizele është e thjeshtë për t’u përgatitur, e shijshme, me mish të butë të cilit lëngu i limonit i jep shije dhe nëse doni mund ta shijoni me një gotë verë të bardhë.
Përbërësit:
4 fileto trofte
250 gr karota ‘bebe’
250 gr bizele të ngrira
Vaj ulliri e.v
Kripë
1 limon
Pak miell
8 qepujka
Brodo perimesh
1 qepë e njomë
Piper
1.Kaloni në miell filetot e troftës të cilave u keni hequr lëkurën. Qëroni karotat e vogla. Prisni në feta pjesën e bardhë të një qepe të njomë dhe hidheni në një tigan me një lugë brodo perimesh.
2.Shtoni karotat dhe bizelet, mbulojini dhe gatuajini në zjarr të ulët për 10 minuta duke i shtuar herë pas here nga pak brodo nëse është e nevojshme. Shtoni qepujkat (mund të jenë dhe turshi), kripë, piper dhe pak ujë.
3.Ngrohni pak vaj në një tigan që nuk ngjit, skuqni filetot nga 2 minuta për secilën anë, hidhni kripë e piper e hiqini nga tigani. Hidhni lëngun e limonit tek filetot dhe pas dy minutash bashkojini me perimet dhe lëngun e tyre.
4.Lërini të marrin shije për një minutë dhe shërbejini.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment