Vetëm me tre përbërës. Ëmbëlsira me gjalpë kikiriku dhe reçel mjedre

Nuk e dimë në ka ndonjë recetë më të thjeshtë në përgatitje se sa këto ëmbëlsira me gjalpë kikiriku e reçel mjedre ose çdo lloj reçeli tjetër të preferuar. Janë shumë të shijshme dhe hyjnë tek ëmbëlsirat perfekte që mund të shijohen pa ndjenjën e fajit. Pa gramë sheqeri dhe yndyra të dëmshme, ato janë gjithashtu aq të bukura, prandaj të mos humbim kohë dhe të njihemi me recetën e tyre.

Përbërësit:

  • 1 gotë me copëza çokollate të zezë
  • 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku
  • 2 lugë gjelle reçel mjedre

Udhëzime

  1. Shkrini copëzat e çokollatës në banjëmari ose mikrovalë për 15 sekonda në mënyrë që të mos digjet mikrovala.
  2. Vendosni 6 letra cupcake-sh mbi një fletë pjekjeje.
  3. Vendosni nga një lugë çokollatë të shkrirë në qendër të secilës.
  4. Më pas shtoni nga një lugë gjalpë kikiriku dhe nga një lugë reçel mjedre.
  5. Mbulojini me çokollatën e mbetur dhe ngrijini në frigorifer për një orë.
  6. Nëse kanë ngrirë krejtësisht, lërini 15 minuta në temperaturën e ambientit, pastaj shërbejini.

Lini një koment