Një antipastë e shkëlqyer, por jo vetëm. Një recetë shumë e shëndetshme që mund ta konsumoni në çdo orë të ditës, edhe nëse doni të shmangni përgatitjen e drekës e darkës: brusketat me ton, domate e qepë.
Në këtë pjatë, janë dy përbërës që i bëjnë mirë shëndetit. Qepët (ato të kuqe) të cilat kanë veti deotksifikante për organizmin dhe kurojnë dhimbjen e fytit e ftohjen si dhe ton, shumë i pasur me kalium e kripëra minerale.
Përgatitja:
4 feta bukë
100 gr ton natyral
1 qepë e kuqe
4 domate të pjekura
Ullinj jeshil
Vaj ulliri e.v
Kripë e piper
Përgatitja:
Lani mirë domatet dhe kullojini në ujë të bollshëm. Pritini në kubikë.
Prisni qepën në feta të holla dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë, në një pjatë copëtoni tonin, shtoni pak vaj, domatet, qepët, pak vaj ulliri, domatet, qepët, disa ullinj të prerë në kubikë, kripë e piper.
Piqni fetat e bukës ose kalojini në një tigan, e shtojuni sipër përzierjen me tonin dhe qepët. Shtojuni piper sipas dëshirës.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment