Petulla të kripura me rikota dhe lulelakër: një pjatë e shëndetshme që u pëlqen edhe të vegjëlve
Petullat e kripura me rikota dhe lulelakër janë të shijshme e të shëndetshme, të thjeshta për t’u përgatitur dhe për të përdorur perimet e mbetura.
Me këtë pjatë do të surprizoni miqtë tuaja dhe do të bindni fëmijët të hanë lulelakrën, një ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm, i rëndësishëm për rritjen dhe shëndetin e tyre. Është një recetë e volitshme që mund të përgatitet edhe me spinaq.
Shërbejini si antipastë ose pjatë e dytë:
Përbërësit:
2 vezë
150 gr miell
100 gr rikota
200 gr lulelakër e zier
100 ml qumësht
100 gr rikota
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Zieni lulelakrën në ujë të kripur dhe ndërsa e zieni, përgatisni pastelin duke rrahur të bardhat e vezëve dhe lërini mënjanë.
Përzieni rikotën me të verdhat e vezëve në një tas, shtoni edhe miellin e qumështin dhe përziejini derisa të merrni një përbërje homogjene pa kokrra. Shtojini kripë e piper sipas shijes suaj.
Shtypeni lehtësisht lulelakrën e zier me pirun, shtoni edhe masën e qumështit me rikota e vezë e në fund shtoni të bardhat e rrahura të vezëve dhe përziejini me kujdes në mënyrë që të përzihen mirë përbërësit.
Shtoni një lugë vaj në një tigan, skuqini petullat e krijuara me dorë në të dy anët dhe shërbejini.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment