Vetëm me tre përbërës. Akullore kremoze me luleshtrydhe
Ky variant me luleshtrydhe është një alternativë e mrekullueshme dhe shumë e shëndetshme e akullores. Është e gjitha prej frutash, pa bulmet, vegane dhe nuk përmban sheqere të shtuara. Tani është pranverë dhe luleshtrydhe të freskëta gjen me shumicë. Provojeni këtë recetë për t’i dhënë verës një shije të freskët luleshtrydhesh.
450 gr luleshtrydhe të freskëta
2 banane mesatare
1 lugë gjelle lëng limoni
Hiquni bishtat dhe prisni luleshtrydhet. Qëroni dhe prisni bananet. Vendosini mbi një fletë pjekjeje frutat dhe më pas në ngrirje. Lërini në ngrirje për 12 orë. Pasi t’i hiqni, lërini luleshtrydhet për 15 minuta në temperaturën e ambientit.
Transferojini më pas në një procesor ushqimesh dhe miksojini derisa të jenë grirë imët. Shtoni bananet e ngrira dhe lëngun e limonit. Punojini derisa të përfitoni një masë kremoze dhe homogjene, 1 deri në 1 minutë e gjysmë duke e rregulluar me pak ujë dersia të merrni konsistencën e dëshiruar. Ndaloni herë pas here për të larguar akulloren që ngelet në anët e tasit dhe shtojeni tek masa.
Shërbejeni menjëherë ose për një përbërje më të rafinuar, transferojeni në një tas të përshtatshëm për në ngrirje dhe lëren 30 minuta.
Trahanaja është një pjatë e vjetër ballkanase, e cila është përdorur dhe përdoret edhe në Shqipëri. Duke parë se është një pjatë me pak shpenzime ajo ka qenë prezente çdo mëngjes në stinën e dimrit kur burimet ushqimore ishin...
Me siguri s’ju ka shpëtuar as ju receta e famshme dhe shumë e thjeshtë që ka qarkulluar në Tik Tok, buka me hudhra. Në fakt, nevojiten vetëm pak përbërës për një bukë me super shije, për të lëpirë gishtat....
HAPI 1Hidhni sheqerin dhe 1 litër ujë në një tenxhere mbi nxehtësi mesatare dhe ngrohni duke e trazuar derisa sheqeri të tretet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. HAPI 2Vendosni luleshtrydhet në një blender dhe lërini të...
Lini një koment