Mëngjes Krishtlindje: Bukë me kajsi të thata dhe arra
Meqë është festë dhe kemi një çikë më shumë kohë, le të përgatisim diçka të shijshme për familjen!
Përbërësit:
500 gr miell
200 gr kajsi të thata
1 dl qumësht
15 gr maja birre
50 gr thelpinj arrash
1 lugë mjaltë akacesh
1 e verdhë veze
vaj ulliri
kripë e piper
Përgatitja:
Përzjeni dy lugë qumësht me të verdhën e vezës. Vakni qumështin e mbetur dhe shkrini në të majanë e birrës. Hidhni miellin në një tas, shtoni qumështin me majanë, vajin, 1 dl ujë të vakët, një lugë mjaltë akacesh dhe zini brumin.
Shtoni kajsitë e thata të prera në kubikë, thelpinjtë e grirë të arrave, pak kripë e piper dhe punoni brumin për 7-8 minuta. Vendoseni në një enë, bëjini një kryq me majën e thikës, mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të vijë për 2 orë.
Më pas, ndani brumin në dy pjesë. Formoni dy cilindraa të gjatë gati 40 cm, rrotullojini si karamele tek anët dhe transferojini në dy tava drejtkëndore me kapacitet 450 gr ku keni shtruar letë furre.
Mbulojini me letër alumini dhe lërini të vijnë edhe për 40 minuta. Piqini bukët në 200 gradë për 45 minuta, hiqini nga tepsitë dhe lërini të ftohen në skarën e sobës.
Buka e ëmbël me fruta të thata është e shkëlqyer për një mëngjes të shëndetshëm dhe të shijshëm. E ëmbëlsuar me mjaltë dhe e shoqëruar me gjalpë, është perfekte për dimrin dhe për periudhën e Krishtlindjeve, e shoqëruar me djathë.
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
Lini një koment