Sugjerojmë:

Pulë me luleshtrydhe, një nga recetat më të shijshme të stinës

Një nga recetat më të shijshme të pranverës: delikate, e veçantë dhe një mënyrë shumë e mirë për të kontrastuar thatësinë e pulës me kremozietin e luleshtrydheve.

  • 4 copa gjoks pule
  • 1 limon
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 qepë e vogël
  • 2 lugë uthull balsamike
  • 300 gr luleshtrydhe
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë

Hapat:

  1. Prisni gjoksin e pulës në shirita dhe vendoseni të marinohet me lëngun e limonit, 2 lugë vaj ulliri e.v dhe pak kripë.
  2. Pas një ore fillojmë përgatitjen duke vendosur në një tigan hudhrën, qepën e grirë dhe duke i skuqur me 2 lugë vaj ulliri e.v
  3. Kur hudhra dhe qepa të jenë zverdhur, hiqini nga tigani dhe shtoni copat e marinuara të pulës. Lërini të marrin shije, ndërkohë përgatisni luleshtrydhet.
  4. Lajini dhe vendosini në frulator ose robotin e kuzhinës për t’i kthyer në pure.
  5. Më pas shtojini tek pula së bashku me dy lugë uthull balasmike.
  6. Ngrijeni nxehtësinë dhe lërini të marrin shije. Shërbejeni sallatën në tryezë mbi një bazë sallate jeshile ose spinaqi.

Lini një koment