Sorbeto me portokall

Sorbeto me portokall

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Sorbetoja me portokall është një zgjidhje e shkëlqyer freskuese për t’u ofruar mysafirëve tuaj ose për të kënaqur familjen. Provojeni për të na besuar.

Ingredientët

  • 6 portokaj
  • 1 gotë verë e bardhë e thatë
  • 1 e bardhë veze
  • 100 ml ujë
  • 75 gr sheqer

Udhëzimet

1

Si fillim përgatisni shurupin e sheqerit: në një tenxhere grini lëkurën e portokallit.

2

Shtoni ujin dhe sheqerin; përziejini dhe vendosini në zjarr të ziejnë.

3

Transferojeni shurupin në një enë më pas dhe lëreni të vaket.

4

Ndërkohë merrni portokajt dhe shtrydhini.

5

Shtoni lëngun dhe verën tek shurupi. Përziejini mirë për t’u homogjenizuar përbërësit.

6

Vendoseni përzierjen në një makineri akulloreje dhe lëreni të përizhet për 30 minuta. Në15 minutat e para shtoni të bardhën dhe vazhdoni rrahjen për 15 minuta. Shërbejeni menjëherë sorbeton.

7

Nëse nuk keni makineri akulloreje, këtë proces bëjeni në mikser dhe futeni më pas në ngrirje sorbeton.

Lini një koment