Vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe antimykotike, prandaj është një zgjedhje ideale nëse doni të luftoni aknet. Për të balancuar pH e lëkurës i shtoni pak tërshërë dhe do të përgatisni kështu një pastrues fantastik për fytyrën.
Ju nevojitet:
3 lugë gjelle tërshërë
¼ gotë me ujë të ngrohtë
1 lugë gjelle vaj kokosi
Përgatitja:
Në një tas bashkoni ujin dhe tërshërën. I përzieni derisa të krijoni një pastë.
Shtoni vajin e kokosit dhe vazhdoni t’i përzieni mirë.
Lani fytyrën dhe zonën e qafës me ujë të ngrohtë për të pastruar faqet dhe hapur poret.
Aplikoni maskën që përgatitët dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
Pasi të kenë kaluar 15 minutat masazhoni fytyrën për 2 minuta. Kjo do ju ndihmojë të hiqni qafe qelizat e vdekura dhe pastron poret.
Së fundmi lajeni fytyrën me ujë të bollshëm dhe e fshini butësisht me një peshqir të pastër.
Mirupafshim akne, mirë se erdhe fytyrë e pastër!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment