Të ushqyerit intuitiv: Mënyra më e re për të humbur peshë dhe pa e marrë mbrapsht
Për vite me radhë kemi ndjekur dietat trend të momentit nga ato më të njohurat tek ato më të diskutueshmet, duke dëgjuar se premtojnë mrekulli e më pas të hedhura poshtë nga studimet e mëvonshme. Nga ushqyerjet më drastike tek ato që bazohen në llogaritjen e kalorive, duke kaluar nëpër rrugë të pafundme të privimit ushqimor pa arritur kurrë tek rezultatet e qëndrueshme dhe në përpjekje për të zbutur brejtjen e urisë.
Në një mjedis kaotik faqesh Instagrami, blogjesh e grupesh Facebook-u, jemi të rrethuar nga informacione që mund të vendosin në rrezik serioz shëndetin tonë. Dhe në këtë panoramë, na vjen një qasje e vjetër, por e rivlerësuar në kohë nga terapeutistët dhe nurticionistët: të ngrënit intuitiv.
Një prirje dietike që në fakt nuk është një dietë, por një filozofi që na detyron të mësojmë përsëri si ta trajtojmë ushqimin, si ta perceptojmë dhe si ta menaxhojmë për t’i dhënë fund betejës me stilet e të ushqyerit, por edhe me peshën.
Çfarë është të ushqyerit intuitiv?
Për të shpjeguar se çfarë është të ushqyerit intuitiv, ‘Atlantic’ ka treguar historinë e një psikologeje, Molly Bahr e cila ka studiuar këtë qasje për pacientët e saj me çrregullime të ngrënies. Bahr ka shpjeguar se teoria intuitave e të ushqyerit ka lindur si një ide e dy ekspertëve të të ushqyerit, Evelyn Tribole dhe Elyse Resch të cilët janë përpjekur ta kthejnë në një modë në vitet ’90.
Po flasim për një filozofi të ushqimit që refuzon dietat tradicionale të humbjes së peshës dhe që nxisin kufizimin dhe privimin e çdo lloj ushqimi. Kjo filozofi na inkurajon që të hyjmë në kontakt me trupin tonë për të kuptuar se sa të uritur ose të kënaqur ndihemi në një moment të caktuar dhe më pas ta përdorim këtë informacion për të kuptuar thellësisht se si, çfarë dhe kur të hamë.
Të ushqyerit intuitiv bazohet në 10 parime:
Të refuzojmë mentalitetin e lidhur me dietat drastike
Të dëgjojmë urinë tonë
Të jemi në paqe me ushqimin
Të sfidojmë ‘policinë ushqimore’, pra një kontroll në detaje i llogaritjes së kalorive, etj.
Të respektojmë ndjenjën e të qenit të ngopur
(Ri)zbulojmë faktorin e kënaqësisë
Të respektojmë ndjenjat tona pa e përdorur ushqimin si instrument
Të respektojmë trupin tonë
Të bëjmë ushtrime fizike (që na pëlqejnë) dhe të ndiejmë ndryshimin në krahasim me më përpara
Të respektojmë shëndetin tonë
Bëhet fjalë për një qasje që vjen nga studime të ndryshme mbi gjendjen tonë shëndetësore, por pa i lidhur ato me dobësimin. Eksperienca e Bahr është e qartë: një ushqyerje intuitave ka ndryshuar mënyrën se si i trajtonte ajo pacientët e saj, por dhe mënyrën si shihte vetveten duke bërë krahasimin përmes fotografive. Ajo inkurajon pacientët të punojnë me marrëdhëniet e tyre me ushqimin pa u shqetësuar për peshën dhe duke hedhur poshtë nocionet e ‘virtytit’ dhe ‘mëkatit’ që tashmë lidhen vazhdimisht me ushqimin.
A të dobëson i ushqyeri intuitiv?
Është një pyetje komplekse për t’i dhënë përgjigje, për sa kohë kjo qasje kërkon të mos i kushtojmë vëmendje peshës. Është në rritje numri i nutricionistëve, mjekëve dhe ekspertëve që rekomandojnë këtë filozofi që lë mënjanë peshën dhe përqendrohet tek tregues të tjerë të mirëqenies sepse është zbuluar se mund të ketë efekte thellësisht të dobishme në shëndetin e njerëzve.
Por, si Bahr ashtu dhe Trbiole mendojnë se të dëgjosh trupin tënd dhe të ndjekësh udhëzimet e tij mund të ndihmojë vërtet të humbasësh peshë, por ky është rezultat sekondar, pasi objektivi primar është ai i ‘divorcit’ me kulturën ushqimore tradicionale—ose ndryshe privime, kufizime e ndalime.
Edhe pse rënia në peshë nuk është qëllimi kryesor i kësaj filozofie, praktikimi i të ushqyerit intuitiv mund të ndihmojë në përmirësimin e imazhit trupor, mban nën kontroll ënjtjen dhe urinë emocionale (fame nervosa) ose çrregullime si anoreksia, bulimia, drunkoressia, etj. E shoqëruar dhe me një praktikë meditimi, rezultatet e saj janë akoma më dobiprurëse.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment