Një bukë e shpejtë dhe e shijshme, pa maja!

Bukë pa maja

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 3 filxhanë miell
  • ½ gotë ujë
  • 1 majë luge sheqer
  • ½ lugë kafe kripë
  • 80 gr gjalpë
  • 1 lugë kafe pluhur pjekës
  • ½ gotë qumësht

Udhëzimet

1

Përziejmë të gjithë përbërësit bashkë dhe përgatisim një brumë të cilin e punojmë lehtë dhe i japim një formë të rrumbullakët.

2

E vendosim brumin e bukës në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine të spërkatur me pak miell.

3

Në qendër brumin e bukës e presim lehtë me majën e thikës duke bërë një kryq.

4

E vendosim bukën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë celsius për 30-35 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment