Si të përgatisni salcën e kosit, salcën e preferuar të tryezave shqiptare!

Salcë kosi

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo recetë e salcës së kosit është mirë të përgatitet me kos të bërë në shtëpi dhe jo variante të tij që shiten në dyqan. Shija është kaq joshëse sa do ju bëjë të konsumoni çdo fetë buke që ju gjendet në shtëpi.

Ingredientët

  • 2 kg kos
  • 2-3 thelpinj hudhër (grirë imët)
  • 1 tufë majdanoz të copëtuar hollë
  • 1 filxhan kafe vaj ulliri
  • 1 lugë kafe me kripë

Udhëzimet

1

Si fillim kosin duhet ta kulloni me një napë për të paktën një ditë.

2

Pasi kosi ka kulluar, hapeni trastën e napës dhe hidheni masën e përqendruar të kosit në një enë qelqi.

3

Shtojmë kripën dhe e përziejmë. Shtoni vajin e ullirit dhe e përzieni përsëri.

4

Tani shtoni hudhrat e grira imët, majdanozin dhe arrat.

5

E përzieni mirë dhe e mbyllni enën me një kapak. Duhet të qendrojë për të paktën dy orë.

6

Pas kësaj mund ta konsumoni sipas dëshirës me bukë, gjellëra të ndryshme etj.

Lini një koment