Kek me pjeshkë dhe limon, shija e mrekullueshme për të gjithë familjen!

110 gr miell
125 gr gjalpë i butë në temperaturë ambienti
200 gr sheqer
Lëkura e grirë e 1 limoni
90 ml qumësht me yndyrë
5-6 pjeshkë të pjekura
3 vezë (veç të bardhat nga të verdhat)
8 gr sodë për ëmbëlsira
Kripë

1.E ndezim furrën në temperaturën 180°C.

2.Qërojmë pjeshkët dhe i presim në feta të holla.

3.Në një tas rrahim gjalpin, lëkurën e limonit dhe sheqerin për 15 minuta me rrahësin elektrik të vezëve.

4.Shtojmë një nga një të verdhat e vezëve, kripën, miellin dhe sodën me sitë, qumështin.
5.Shtojmë fetat e pjeshkëve dhe i përziejmë me spatul.
6.Me rrahësin elektrik, bëjmë marengë të bardhat e vezëve, i shtojmë me kujdes te tasi ku kemi brumin dhe i përziejmë nga poshtë lart me spatul.
7.Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell, hedhim brumin dhe e pjekim për 35–40 minuta.
8.Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve dhe nëse ajo del e pastër, keku është gati.

Lini një koment