1 banane shumë e pjekur (mesatare)
4 lugë gjelle tërshërë (tip baby oats ose tërshërë e imët)
1 lugë çaji vaj ulliri ose gjalpë pa kripë (opsionale)
1 majë lugë kanellë (opsionale)
-
Shtyp bananen me pirun derisa të bëhet krem.
-
Shto tërshërën, vajin/gjalpin dhe kanellën (nëse do).
-
Përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
-
Me duar të lagura formo toptha ose shtypi si biskota të vogla.
-
Vendosi në një tavë me letër pjekjeje.
-
Piqi në furrë të parangrohur në 180°C për 12-15 minuta, derisa të kenë marrë ngjyrë të artë.
Këshillë:
Pasi të ftohen, ruaji në frigorifer deri në 3 ditë. Mund të ngrijnë dhe për një javë.
Komento