Patëllxhanë të mbushur me oriz dhe djathë, pjata ideale për drekën e sotme

3 patëllxhanë (të mëdhenj)
100 gr salcë domatesh
200 gr oriz
2 gota ujë
200 gr djathë i bardhë
1 domate
Kripë, Piper
Kopër
Vaj ulliri
Majdanoz

1. Si fillim prisni përgjysmë patëllxhanët dhe u hiqni tulin.

2.I vendosni në tavë pasi i keni lyer më parë me vaj ulliri, i rregulloni me kripë dhe i fusni në furrë.

3.Ndërkohë prisni tulin e patëllxhanëve në kubikë dhe i skuqni në tigan bashkë me qepën.

4.Shtoni salcën e domateve, kripë dhe piper. I trazoni mirë.

5.Tani shtoni orizin dhe ujin.

6.I lini për disa minuta dhe më pas i shtoni koprën dhe majdanozin.

7.Mbushni patëllxhanët me masën që përgatitët dhe sipër i shtoni djathin e grirë dhe nga një fetë domate.

8.Vendosini në furrë për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë C.

Lini një koment